monica-lewinsky

Rikthehet Monika Lewinsky

Emri Monika Lewinsky-t është lidhur me Bill Clinton-in, kur ai ishte President i Shteteve te Bashkuara në vitet 1995-1996, gjatë kohës kur 22-vjeçarja punonte në Shtëpinë e Bardhë. Marrëdhënia e tyre u përkufizua si “sexgate” apo “skandali Lewinsky” kur u zbulua në vitin 1998. Ai e mohoi dhe më pas e pohoi. Përpjekjet e republikanëve për ta shkarkuar Clinton dështuan dhe ai qendroi ne detyre deri ne fund te skandalit në vitin 2000.

monica-lewinsky

Monika sot 40 vjeç shkruan gjithcka për revistën “Vanity Fair” mbi historinë e saj në Shtepinë e Bardhë. Ajo shpreh keqardhjen për cfarë ndodhi dhe thotë se “presidenti përfitoi prej saj”, megjithese ajo e përshkruan marrëdhënien e tyre si konsensuale. Unë, vete, ndjej thellesisht keqardhje për atë që ndodhi mes meje dhe Presidentit Clinton. Shkruan se ka ndjerë poshtërim dhe abuzim pas bërjes publike te skandalit, pjesërisht sepse u bë kurban për të mbrojtur presidentin. Pasi la administratën Clinton ajo punoi si stiliste cantash dhe drejtoi një reality show, më pas u zhvendos në Londër për t’u diplomuar. Ajo shkruante se e kishte patur te veshtire te gjente pune ne SHBA për shkak të shkuarës së saj. Ndoshta dalja e parë publike e Lewinsky-t, pas shumë vitesh lidhet edhe me garën presidenciale të vitit 2016. Hillary Clinton, ish-Zonja e parë e SHBA mund të kandidojë për postin e Presidentit. Republikanët e kanë thene se “skandali Lewinsky” do të jetë “loja e tyre e ndershme”. Senatori republikan, Rand Paul, qe mund te jete kandidat në zgjedhet e vitit 2016 tha kete vit “se boset nuk duhet të bien viktime e të punësuarve në zyrat e tyre. Clinton përfitoi nga një vajzë 20-vjeçare dhe punonjëse në zyren e tij. Nuk ka justifikim dhe kjo është sjellje prej predatori”. Monika Lewinski pranon se thyen heshtjen pas shume vitesh, per t’i dhene nje kuptim te shkuarës së saj. “Duke treguar historine time, ndoshta ndihmoj te tjeret në momentet e tyre mund te errëta”, thotë Lewinski.