rita ora-rianna

RiRi shpërthen kundër Rita Orës

Bashkëpunimi më i fundit muzikor mes Rita Orës dhe Chris Brown është bërë shkak për acarimin e Rihannës. Arsyeja kryesore, sipas mediave britanike, ka të bëjë me faktin se në klipin e “Body On Me”, që pritet të dalë në treg gjatë këtyre ditëve, Rita dhe Brown kanë xhiruar skena intime.

rita ora-rianna
Një burim i tha “The Sun” se ky fakt ka e zemëruar Rihannën, e cila ka patur një histori dashurie sa të gjatë, aq edhe të trazuar me Chris Brown.
Mes këngëtares me origjinë shqiptare dhe Rihannës nuk ka patur ndonjëherë një marrëdhënie të mirë, kryesisht pasi 27 – vjeçarja nga Barbados e ka akuzuar disa herë Ritën se e kopjon në stil e muzikë, ndërsa vitin e shkuar, mediat raportuan se këngëtarja nuk u lejua të futej në festën e Met Gala të organizuar nga Rihanna. Por ajo që i kanë hedhur zjarrit benzinë është pikërisht miqësia e Ritës me Brown.
Ky bashkëpunim nuk ka acaruar vetëm Rihannën. Kanë qenë të shumtë ata që nëpërmjet Twitter e kanë akuzuar mentoren e “X Factor” për tradhëti ndaj viktimave të dhunës në familje, për shkak të dhunës që Chris Brown ka ushtruar kundrejt Rihannës gjatë kohës që ishin të lidhur bashkë.
Megjithatë, “Body On Me”, e publikuar javën e shkuar në versionin audio, në vetëm pak ditë ka arritur të pozicionohet në vendin e 8 në iTunes, duke paralajmëruar një hit të padiskutueshëm.

Nga Ervin Hoxha