Christina Aguilera

Rishfaqet në publik Christina Aguilera

Këngëtarja 34 – vjeçare, Christina Aguilera është rishfaqur në publik pas një kohe të gjatë larg kamerave dhe dritave të aparatit.

Edhe pse është përfolur mjaft për problemet e shumta në jetën personale apo me mbi peshën që ajo e ka përjetuar shumë keq, këngëtarja është kthyer në formë pavarësisht se nuk ka mundur dot të heqë kilet e tepërta.

Christina Aguilera

Ajo ishte e ftuar mbrëmjen e së dielës në Breakthrough Prize Awards. Aguilera u shfaq në tapetin e kuq sëbashku me partnerin e saj Matt Rutler dhe të dy dukeshin në formë perfekte.

Christina aguilera2

Ajo kishte veshur një fustan të gjatë pas trupit, i cili i ekspozonte dekoltenë dhe format e kolme të cilat e kanë karakterizuar gjithmonë yllin e muzikës.

Nga Aida Budo