rita ora

Rita flet për pjesëmarrjen në “X Factor”

Rita Ora ka folur për herë të parë për ftesën e marrë nga Simon Cowell, për të qenë mentore në spektaklin e talenteve “X Factor UK”.
Në një intervistë për britaniken “Standard”, Rita deklaron se ndihet e nderuar që do të jetë një prej mentoreve të këtij spektakli, ndërsa e konsideron këtë pjesëmarrje si një kompliment.

rita ora

“Kur mora telefonatën, gjithçka ndodhi shumë shpejt. U ndjeva e nderuar, ishte një super kompliment për mua”, shprehet 24 – vjeçarja.
Më tej, artistja me origjinë shqiptare thotë se dëshiron që të kënaqet sa më shumë në këtë spektakël dhe e konsideron gjetjen e talenteve si një punë tepër serioze.

Nga Erinda Hasa