rita-ora-e-pranon-kam-vuajtur-nga-ankthi

Rita Ora e pranon: Kam vuajtur nga ankthi!

Ylli i Pop-it me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka folur hapur lidhur me “betejën” e saj që ka patur me ankthin kohë më parë.
Në një intervistë për numrin e ri të revistës britanike “Cosmopolitan”, Rita Ora ka treguar se ajo i është nënshtruar terapisë një herë në javë për të kaluar ankthet që kishte.

rita-ora-e-pranon-kam-vuajtur-nga-ankthi
Këngëtarja e “Poison” zbuloi gjithashtu se ajo përjetonte ankth sa herë që mendonte për të ardhmen e saj. Që nga ajo kohë ajo e ka patur të nevojshme që të konsultohej me dikë në lidhje me frikën e saj.
“Unë kam dikë me të cilin flas një herë në javë. Njerëzit vuajnë prej ankthit në mënyra të ndryshme, por për mua kjo ndodh kur mendoj për qëllimet afatgjata.”
25-vjeçarja shtoi se tashmë ka një mbështetje të fortë që e ndihmon për të lehtësuar ankthin e saj.
Ajo ka pranuar se merr antidepresant sa herë realizon një këngë ose regjistron një këngë të re në studio.
Gjatë intervistës ajo ka shfaqur respekt për këngëtarin Zayn Malik, i cili ka folur hapur në mediat sociale për ankthin dhe betejën e tij për ta mposhtur atë.
“Unë jam shumë e kënaqur që dikush ka folur në lidhje me të. Unë nuk kam frikë ta pranoj se kam patur terapi.”
Këngëtarja dhe aktorja e njohur, gjithashtu ka shprehur hapur përvojat e saj të hidhura mbi sulmet e panikut.
Përveç stresit në jetën e saj, Ora ka shtuar se është bërë viktimë e seksizmit në industrinë e muzikës.

Nga Aida Budo