Rita Ora

Rita Ora mahnit në krah të Andrea Bocelli-t

Ka lindur për të qenë pjesë e botës së yjeve. Këngëtarja shqiptare, Rita Ora e ka treguar edhe një herë që ajo është një ndër zërat më të mirë të muzikës botërore të momentit.

Rita Ora
Këtë e ka vërtetuar në krah të Andrea Bocelli-t mbrëmjen e djeshme. E ftuar speciale në një program të veçantë zhvilluar në Rai 1, kushtuar tenorit të njohur i cili ka prezantuar albumin e tij “Il Mio Cinema”, Rita ka performuar përkrah këngëtarit italian, me këngë “What child is this” dhe gjithçka ka qenë një interpretim “live” drithërues, që ka emocionuar të gjithë të pranishmit dhe jo vetëm pasi e gjithe media e shkruar italiane i ka kushtuar faqet e para të gazetave dhe revistave Rita Orës.
Të pranishëm si të ftuar nderi në këtë natë, krahas Orës, kanë qenë dhe shumë yje ndërkombëtar si Sophia Loren, Ariana Grande, etj.
Albumi “Il mio cinema”, është publikimi më i fundit nga Andrea Bocelli, që përmbledh ripunimet e kolonave zanore më të bukura në kinemanë ndërkombëtare të cilat ai i sjell dhe live në spektaklin organizuar nga Rai 1.

Nga Aida Budo