rita ora

Rita Ora në Fast & Furious 8?

Pas videos promo që këngëtarja Rita Ora ka realizuar për Fast & Furiuos 6, ku është në rolin e një thirrëses së garës, ajo po përgatitet për një tjetër surprizë e cila pritet të bëhet e ditur me 25 Qershor dhe që do të prezantohet në Universal Studios Hollywood.

rita ora

Por projektet e 24 – vjeçares nuk ndalen këtu, pasi në llogarinë Instagram ajo ka bërë me dije se do të sjellë shumë shpejt këngën e re të titulluar “Poison”. Ajo njofton të gjithë fansat e saj se përgjatë kësaj vere do të takohen në evente të ndryshme, duke dhuruar atmosferë ashtu si të gjithë presin tashmë nga ajo. Rita nuk di të ndalet dhe këtë gjë e ka treguar duke u bërë imazhi i markave më të mira të botës së modës, gjithashtu me sukseset e këngëve të saj me të cilat ka arritur gjithmonë majat e klasifikimeve botërore, dhe së fundmi si aktore protagoniste në filma të ndryshëm.
Këngëtarja me origjinë shqiptare mahnit gjithmonë dhe përditë grumbullon një numër të konsiderueshëm fansash duke bërë kështu që Rita të jetë një nga personazhet më të ndjekur në instagram dhe facebook.

Nga Amela Muca