rita ora

Rita Ora prek gjoksin e prezantueses së MTV

Bukuroshja me origjinë shqiptare, Rita Ora, nuk nguron që herë pas here të provokojë, qoftë edhe me skandale që bëjnë të flitet për të. Kësaj here Rita shfaqet teksa i prek gjoksin prezantueses së një emisioni në MTV, ku ajo ishte e ftuara speciale. Në foton e publikuar në rrjetin social “Instagram”, Rita shfaqet e qeshur dhe shumë pranë prezantueses që siç shprehet ajo vetë, është një mikeshë e vjetër e Ritës. Dy vajzat janë afruar shumë duke na sjellë këtë imazh që po shihni.

Prezantuesja nuk e ka kursyer Ritën, duke e prekur gjithashtu në gjoks. Ylli i Pop-it, edhe kësaj here shfaqet e veshur me stil “alla Rita” pasi mban veshur një bluzë të stilit rock dhe një fund të gjatë me të çarë të theksuar. Një kombinim tepër i çuditshëm që këngëtarja e zgjedh shumë shpesh. Ikona e bukurisë, së fundmi imazhi i koleksionit Vjeshtë – Dimër 2014 – 15 të stilistit me famë botërore Roberto Cavalli, shfaqet gjithnjë e mrekullueshme dhe në formë perfekte.
Nga Erti Rikani