beyonce

Rolling Stone: Beyonce, femra më e njohur në planet

Këngëtarja amerikane Beyonce është femra më e njohur në të gjithë planetin.
Ky rezultat vjen pas publikimit të një sondazhi të përvitshëm të bërë nga revista amerikane “Rolling Stone” në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Në të rezultoi se këngëtarja 33-vjeçare, është femra më e njohura dhe më e përfolura në planet.
Ndërsa këngëtarja 27-vjeçare, Rihanna është votuar si artistja më e preferuar nga shumica.
Në listën e publikuar të tjera artiste të njohura, të cilat janë votuar janë, Katy Perry, Lana Del Rey, Ariana Grande dhe Taylor Swift. Beyonce është shprehur se nuk e priste aspak këtë gjë dhe që ndjehet shumë e gëzuar nga ky fakt.
Nga Amela Muca