cristiato_ronaldo_irina

Ronaldo dhe Shayk në kopertinë për “Vogue”

Të dy janë një ndër çiftet më të përfolura të momentit për gjithçka bëjnë në jetën e tyre. Futbollisti Cristiano Ronaldo dhe modelja nga Rusia, Irina Shayk kanë pozuar për revistën “Vogue Espana”. Cristiano duket tejet provokues teksa pozon i zhveshur totalisht ndërsa Irina mban të veshur një fustan të bardhë nusërie.

ronaldo

Fotografitë janë të mjeshtrit të fotografisë Mario Testinos dhe titulli i revistës është “Dashuri dhe Futboll”. Kopertina e “Vogue Espana” për muajin qershor i përngjan shumë stilit të kopertinës së pak muajve më parë nga Kim Kardashian dhe Kanye West për të njëjtën revistë por atë të amerikës “Vogue USA”.

cristiato_ronaldo_irina

Futbollisti portugez, 29 vjeç i cili ka qenë testimonial për shumë marka, ndër to edhe Giorgio Armani dhe modelja nga Rusia e famshme për linjat e saj, fushatat e shumta dhe sfilatat në Victoria Secret e cila sapo ka mbushur 28 vjeç u njohën bashkë në vitin 2010 dhe kanë pothuajse 4 vjet së bashku. Së fundmi Irina ka pozuar për “Sports Illustrated”, ndërsa për portugezin muajin tjetër nis aventura e Botërorit Brazil 2014.