qendrimi ulur

Sa më pak të ulesh aq më gjatë jeton

Nëse njerëzit kanë nevojë për motivim të ngrihen nga karrigia e zyrës së tyre, tani studimi më i fundit mund t’i japë atyre shtysë shumë të madhe. Rezultatet kanë treguar se sa më pak të qëndrosh ulur gjatë ditës aq më gjatë mund të jetosh. Në ditët e sotme njerëzit kanë tendencën të kalojnë pjesën më të madhe të kohës ulur. Madje edhe ata të cilët nuk e kanë të detyrueshme, e shfrytëzojnë karrigen sapo të gjejnë mundësinë.

Pasojat negative të këtij fenomeni në shëndetin tuaj tashmë janë të dokumentuara. Studimet kanë vërtetuar që sa më shumë kohë që njerëzit të shpenzojnë ulur, aq më shumë gjasa kanë që të zhvillojnë diabetin, sëmundje të zemrës dhe potencialisht vdesin përpara kohe. Shkencëtarët në Suedi kanë botuar këtë muaj rezultatet në “British Journal of Sports Medicine”. Shkencëtarët suedezë rekrutuan një grup grash e burrash në moshë të madhe, mbipeshë e testuan për muaj me radhë marrëdhënien e tyre duke qëndruar ulur e duke shpenzuar kohë në këmbë. Rezultatet treguan që qëndrimi ulur sillte problem në qarkullimin e gjakut dhe të gjithë procesin e punën së organizmit dhe trurit. Ende nuk është vërtetuar nëse qëndrimi ulur është nsimatari i ndonjë sëmundjeje vdjekeprurëse, por studiuesit aktualisht po kërkojnë ta vëretojnë këtë dyshim të ngritur.
Nga Emilda Mushketa