sadna

Sadna: Cristiano Ronaldo ka fizik perfekt

Ajo është ëndrra e shumë meshkujve në mbarë botën. Pamja e saj e ëmbël ka bërë për vetë mijëra fansa që pas përfundimit të telenovelës së famshme, Bidai.
Po flasim për Sara Khan, e cila njihet për interpretimin e rolit të Sadnës në Bidai që transmetohet në Tv Klan.

sadna
Përgjatë një intervistë e pyetur në lidhje me preferencat sportive ajo është përgjigjur se i pëlqen futbolli, por sporti më i preferuar për të mbetet cricket.
Më tej kur Sadna është pyetur se cili është futbollisti i preferuar mes Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi ajo është përgjigjur, Ronaldo. “E dashuroj Cristiano Ronaldo. Ai nuk është vetëm një futbollist i mirë, por ka dhe një super fizik dhe një pamje “vrasëse”. Është ekstremisht shumë hot dhe seksi”, ka përfunduar ajo.
Aktualisht Sara Khan (Sadna) është në një marrëdhënie me aktorin dhe modelin indian. Paras Chhabra. Lidhja e tyre është bërë publike prej kohësh, por ende nuk e janë kurorëzuar me martesë.

Nga Erisa Koxha