modele te victoria secret

Sakrificat për të qenë modele

Të jesh një modele e Victoria’s Secret, përveç se duhet të jesh e bukur, duhet të bësh edhe shumë sakrifica.
Me rastin e një spektakli që do të mbahet në New York më 8 Dhjetor, “Engjëjt e Victoria’s Secret”, siç quhen ndryshe supermodelet e kësaj industrie të mirënjohur të veshjeve, kanë filluar përgatitjen rreth dy muaj përpara këtij eventi.

modele te victoria secret
Forma fizike e vajzave që do të sfilojnë duhet të jetë perfekte, kështu ato stërviten gjatë gjithë vitit me programe stërvitore të veçantë, me praktikimin e Jogas apo edhe Boksit.
Por sfida e vërtetë fillon ekzaktësisht 2 muaj përpara sfilatës. Që nga data 8 Tetor, këto bukuroshe janë futur në një dietë të hekurt, më qëllim uljen e masës trupore deri në 18%.
Në këto 60 ditë, modelet konsultohen vazhdimisht me dietologun. Çdo ditë duhet të pijnë të paktën 1 litër ujë dhë të ushqehen vetëm me perime dhe proteina.
Gjatë kësaj periudhe, “Engjëjt e Victoria’s Secret” trajtohen njësoj si sportistët, pra duhet të punojnë fort, qoftë sa i përket dietës, qoftë në palestër.
Këto vajza bëjnë gjithçka për të ruajtur vendin në atë pasarelë.
Të jesh një “Engjëll i Victoria’s Secret” është praktikisht një stil jetese.

Nga Aida Budo