Samanta_karavella_runway_albania

Samanta Karavella me një klip të ri

Kënga pritet të dalë gjatë kësaj jave pasi gjithçka ka përfunduar dhe është në montim e sipër nga profesionistët e Entermedia. Hiti veror i këngëtares është i stilit R&B, me tekst dhe melodi nga kolegja e saj Ronela Hajati, muzika nga Kico & Torch.

samanta karavello

Pak ditë më parë Samanta ka udhëtuar drejt qytetit të Prishtinës ku janë bërë edhe xhirimet e klipit nga kompania Entermedia e cila është kujdesur që gjithçka të jetë perfekte dhe sipas kërkesave të vetë këngëtares.

samanta_karavella

Në këtë këngë Samanta vjen e freskët dhe më e bukur se kurrë, ashtu si duket nga fotot e marra gjatë xhirimit të klipit. Pjesë e kësaj kënge është dhe Onati, pjestari i grupit TDS i cili është edhe pjesë e labelit të Baba Stars.

samanta karavella

Për veshjet e klipit këngëtarja është kujdesur vetë kryesisht por edhe me ndihmën e kostumografes Morena Vata. Kjo është e gjithë ajo çka kemi mundur të zbulojmë ne të revistës Runway Albania. Suksese këngëtares për klipin e ri dhe presim ta shohim atë tani në ekranet tona sa më parë.

Samanta_karavella_runway_albania