selfie nusesh

Selfiet e nuseve, trendi më i ri në botën e modës

Një dasmë përrallore është ëndrra e çdo vajze. Lidhur me këtë marka të ndryshme botërore po promovojnë një trend të ri, që quhet “bridal selfie”.
Aktualisht ky trend po promovohet në pasarela të ndryshme, përfshirë këtu edhe Milanon. Ata mendojnë se nuk ka mënyrë më të bukur reklamimi se sa rrjetet sociale, duke qenë se janë shndërruar në fiksim për të gjithë.

selfie nusesh
Bota e modës i ka kthyer sytë në Instagram, duke promovuar koleksione të reja të veshjeve të sezonit apo edhe ato të fustaneve të nusërisë për 2016.
Selfiet e nuseve, janë mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për të bërë publike foto nga dita e dasmës, por kjo nuk do të thotë që të anashkaloni fotot profesionale apo mos t’i stamponi ato.

Nga Aida Budo