naomi cambell

Sherr mes Cara Delevingne & Naomi Campbell në Paris

Modelja 22-vjeçare, Cara Delevingne është konfliktuar gjatë një feste në Paris me supermodelen 44-vjeçare, Naomi Campbell.
Ato janë parë të bëjnë debat me njëra – tjetrën gjatë një feste, pjesë e javës së modës në Paris.

Një burim i tha The Hollywood Life, se shkaku përse dy modelet janë zënë ka qenë mikja e tyre e përbashkët, Rihanna.
Sherri ka degraduar më tej, ku të pranishmit kanë thënë se, Cara dhe Naomi janë parë të kapen për flokësh.
Dy modelet dhe këngëtarja 27-vjeçare, Rihanna janë fotografuar në shoqërinë e njëra – tjetrës, pothuajse gjatë gjithë aktiviteteve në Paris, por një ditë më parë Naomi ka akuzuar Cara-n se ajo nuk e kishte respektuar këngëtaren, edhe pse kjo e fundit i dëshmoi të kundërtën.

Nga Emilda Mushketa