Shitet për 28.5 mln dollarë diamanti rozë

Shitet për 28.5 mln dollarë diamanti rozë

Diamanti rozë, një nga më të bukurit dhe të rrallët në botë u shit për 28.5 milionë dollarë nga Shtëpia e Ankandeve “Christie’s”, në Gjenevë. Diamanti 16.08 karatë, i vendosur në një unazë platini dhe floriri, u ble nga një pasanik, i cili u identifikua si “klienti kinez që jetonte në Hong Kong”. Ai e pagëzoi diamantin me emrin “E ëmbla Zhosefinë”.

Shitet për 28.5 mln dollarë diamanti rozë

Fransua Kuriel, presidenti i “Christie’s” dhe një prej ekspertëve veteranë të bizhuterive në botë tha: “Është një çmimet më të mirë për një gur të çmuar në formë katrore, të kësaj cilësie, për shkak të ngjyrës së tij”. Sipas Shtëpisë së Ankandëve, “Christie’s” janë vetëm tre diamantë me këtë ngjyrë të shitur gjatë 250 vjetëve.

Nga Aida Budo