calvin harris3

Shtëpia mahnitëse e Calvin Harris

Ai është një ndër DJ muzikor më të famshëm të momentit nëpër botë. Suksesi i tij në jetën profesionale, po ecën paralelisht me atë në jetën sentimentale, sepse prej kohësh producenti skocez, është i lidhur me yllin amerikan të muzikës, Taylor Swift.

calvin harris

Por Calvin Harris është gjithashtu dhe një ndër të rinjtë në listën e më të pasurve në muzikë. Ndër të tjerat ai zotëron dhe dy super vila në Los Angelos, në zonën e Beverlly Hills.

calvin harris3
Aktualisht ka nxjerrë në shitje një ndër to, një shtëpi përrallore, e cila është blerë për vlerën 7 milion dollarë në prill të vitit 2013 dhe që aktualisht ka vlerën prej 9 milion e 995 mijë dollarësh.

calvin harris2
Vila super luksoze është e vendosur në Sunset Strip, ka katër dhoma gjumi dhe 7 banjo dhe është një xhevair i vërtetë për sytë e atyre që e kanë vizituar.

calvin harris4
Shtëpia është e pajisur gjithashtu me një pishinë të përmasave shumë të mëdhaja, me një taracë me pamje nga deti dhe gjithashtu me një zonë të veçantë Spa me suana.
Vila zotëron edhe me një parking të madh që mund të mbajë mbi 10 makina.
Arsyja që Harris vendosi ta nxirrte në shitje është sepse ai në gusht të viti 2014, ka blerë një tjetër pronë në Los Angelos, në afërsi të vilës dhe që ka vlerën prej 14 milion dollarësh.

Nga Aida Budo