ngrenie e thonjeve

Si mund të parandaloni kafshimin e thonjëve?

Kafshimi i thonjëve është një defekt i mundëshm tek pjesa më e madhe e personave dhe herë – herë është i vështirë për t’u eleminuar. Të paktën 5 nga 100 italianë i dedikohen kafshimit të thonjëve, i cili në plot kuptimin e fjalës është një kalim kohe i pakëndshëm dhe i dëmshëm për shëndetin.
Zakonisht kafshimi i thonjëve fillon në moshën 6 – vjeçare, por mund të zgjasë deri në adoleshencë apo më gjërë. Piku i kafshimit të thonjëve në fakt është nga mosha 10 – 18 vjeç, por ka edhe nga ata që nuk mund t’i shpëtojnë këtij zakoni edhe më vonë në jetë.

Kafshimi i thonjëve bën që çdo mikrob nën thua të përfundojë në gojë, duke sjell rreziqe për organizmin. Thuhet se kafshimi i thonjëve ndikon në largimin e ankthit dhe të stresit, por është thjesht një zakon që duhet larguar një orë e më parë.
Si mund ta largojmë këtë zakon prej vetes?
Përdorimi i një manikyri të hidhur për thonjtë
Në farmaci ekzistojnë disa përgatitje që përhapen në thonj të cilat ulin dëshirën për kafshimin e tyre. Me anë të kësaj përgatitje me pak vullnet nga ana juaj mund të largoni këtë ves nga vetja.
Mbani një ditar ku ka shprehje të këqija mbi thonjtë
Një ditar i tillë i cili do t’ju kujtonte në çdo kohë rreziqet që kanoset nga kafshimi i thonjëve do t’ju bëjë të reflektoni për të mos rënë pre e këtij fenomeni negativ. Kjo mund të jetë një strategji ndërhyrëse për të eliminuar problemin.
Zgjidhni të tjera alternativa antstres
Kafshimi i thonjëve varet gjithnjë nga ankthi dhe stresi. Për të mbajtur larg këtë fenomen përpiquni të përtypni vazhdimisht çamçakezë ose të luani me top anti stres.
Nga Amela Muça