soni

Soni Malaj në superformë me bikini

Stina e verës i detyron të gjithë të zhvishen. Këngëtarja Soni Malaj ka postuar foto të ndryshme në llogarinë e saj të Instagram, por ato që bien në sy janë fotot ku ajo shfaqet në formë perfekte me bikini.

soni malaj

Malaj njihet për format perfekte trupore, pasi shpesh e shohim teksa poston foto apo video të ndryshme përgjatë aktiviteve fizike në palestër duke befasuar të gjithë ndjekësit për vullnetin e saj.

soni
Kujdesi i veçantë i këngëtares ka bërë që ajo të komplimentohet vazhdimisht për fizikun, duke mos harruar se Soni prej disa vitesh është bërë dhe nënë.
Ndjekësit e saj përveç komenteve të shumta përkëdhelëse dhe komplimentuese nuk harrojnë të shprehen se Sonin e ka mbajtur Zoti me hatër në çdo aspekt.

Nga Valbona Hasa