Soni Malaj

Soni Malaj shuan dyshimet

Këngëtarja e suksesshme e skenës shqiptare Soni Malaj, më në fund i ka “mbyllur gojën” shtypit dhe gjithë skeptikëve, se ajo është në ende bashkëshortja e balerinit italian, Mirko. Prej disa kohësh Soni ka qenë në qendër të lajmeve rozë për jetën e saj private, ku shumë aludonin se ajo dhe Mirko ishin ndarë apo se ata ishin në krizë. Aludimet lindën pasi këngëtarja në shumë dalje publike nuk shihej krah bashkëshortit, përkundrazi në disa evente muzikore ajo ishte në shoqërinë e kolegëve të saj. Madje as në rrjetet sociale nuk shihej asnjë gjurmë e Mirkos.

Por, Soni ka shuar çdo dyshim teksa ka postuar në rrjetin social “Instagram” një foto me bikini dhe e mbërthyer nga krahët e Mirkos, ku lexohet fare qartë se dashuria për njëri-tjetrin është edhe më e madhe dhe se vazhdojnë të jenë të lumtur pranë njëri tjetrit. Të njëjtën foto Soni e postoi edhe në rrjetin social “Facebook” me mbishkrimin “My Love”. Përpos lumturisë në jetën private, Soni ka qenë e lumtur edhe për suksesin e këngës “Me të jeton” me të cilën ka thyer rekorde transmetimi në të gjitha radiot shqiptare dhe shumë e kërkuar nga fansat dhe publiku. “Me të jeton” është një baladë shumë e bukur dhe një ndër videoklipet më të arrira të këngëtares.

Nga Amela Muça