soni malaj

Soni Malaj triumfon në “Top Fest 11” me këngën “Me të jeton”

Pas shumë javësh prezantimi në ekranin e Top Channel gjithashtu netëve gjysmëfinale, nata e madhe e ndarjes së çmimeve u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht festive në Pallatin e Kongreseve e cila u transmetua drejtpërdrejt në Top Channel mbremjen e dates 8 qershorit duke shpallur fituese këngëtaren Soni Malaj. Nën prezantimin e Ledion Liços dhe Marina e Luana Vjollca në mbrëmjen finale të edicionit të 11 të “Top Fest,” u ngjitën në skenë artistë nga mbarë trevat shqiptare, të cilët performuan live në kategori të ndryshme.

soni malaj

Fituesja u përzgjodh me votat e jurisë së festivalit, bashkuar gjithashtu me votat që publiku dha pas një televotimi të hapur në minutat e fundit të natës finale. Gjate mbrëmjes finale u ndanë dhe 12 çmime.

Fituesit sipas kategorive:
Fituesja e “Top Fest 10” Samanta Karavello dha çmimin “Best RNB”, i cili shkoi për Mariza Ikonomin.
Këngëtarja e re Sigi Basti ishte fituese e çmimit “Best New Artist”, i cili mundësohej nga fondacioni “Dritan Hoxha” dhe u dha nga Lori dhe Sara Hoxha.
Çmimi “Këngëtarja më e mirë femër” u fitua nga Soni Malaj.

fituesja e top fest

Olta Boka dhe Erik Lloshi morën çmimin e “’Top Albania Radio”.
Finalistët e “Big Brother 7” Valeri, Jona si edhe fituesja e tij Nevila dhanë çmimin “Best Group” për LYNX.
Çmimin e “Internetit” e fitoi Era Rusi me këngën “Hajde me ne”.
Çmimi “Best Video” u fitua nga Shpat Deda.
Xhensila Myrtezaj me këngën e saj “Jeton tek unë” ishte fituesja “Best Pop Rock”.
“Best Duet” i dhënë nga Eneida Tarifa, fituese e “Top Fest 7”, shkoi për vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi.
Gjergj Leka mori çmimin “Best Male”.
Këngëtarja Venera Lumani fitoi “Best Balade”.
Kampioni në peshëngritje Erkand Qerimaj ishte ai që dhe çmimin “Best RNB” për Big Basta dhe Anxhelo.

top fest 11

top fest 11