sofia loren

Sophia Loren imazh i Dolce&Gabbana

Ikona e bukurisë italiane, Sophia Loren është shfaqur në fushatën e re publictare për shtëpinë italiane të modës Dolce & Gabbana.
Ylli i kinematografisë është përzgjedhur për të reklamuar parfumin e ri, “Dolce Rosa Excelsa”, në një fushatë të konceptuar si film me 3 akte.

sofia loren
Reklama tregon fituesen e çmimin “Oscar”,që bashkë me 5 djemtë e saj kthehet në pronën e tyre të vjetër në Siçili, për t’i risjellë shkëlqimin e dikurshëm.
Në pjesën e parë të reklamës të quajtur “Rilindja”, Sophia shfaqet duke punuar bashkë me djemtë e saj për riparimin e vilës.
Me regji të Giuseppe Tornatore, kjo fushatë nuk është bashkëpunimi i parë i Loren me Dolce & Gabbana.
Shtatorin e kaluar 81 – vjeçarja u bë imazhi i “D&G” për buzëkuqin që mbante emrin e saj.

Nga Aida Budo