dukesha a kembridge

Të gjithë sytë nga Dukesha e Cambridge

Kur familja mbretërore e Britanisë së Madhe shfaqet në publik është thuajse e pamundur që vëmendja të mos jetë e fokusuar tek Dukesha e Cambridge, Kate Middleton.
Kjo, jo vetëm për shkak të thjeshtësisë së saj, por edhe për veshjen dhe stilin sa të thjeshtë aq edhe elegant dhe të fismë.

dukesha a kembridge
E njëjta gjë ndodhi edhe gjatë ditës së premte, kur Kate dhe Princi William, sëbashku me pjesën tjetër të familjes, morën pjesë në shërbimin tradicional në kishë, me rastin e Krishtlindjes, në Sandringham.
E veshur e gjitha me ngjyrë jeshile të errët, xhaketë të gjatë me rrip të zi në mes, një fustan me lule, çizme të zeza dhe një kapele, Dukesha Kate dukej e mahnitshme.
Në këtë ditë festive, nuk mbeteshin prapa për nga eleganca dhe klasi edhe Mbretëresha Elisabeth, Dukesha Camille, apo dhe Princeshat Eugenie e Beatrice.

Nga Aida Budo