tendenca e cantave

Tendencat e çantave për vjeshtë 2015

Nga luksi, tek modelet e frymëzuara nga muzika “rock and roll”, nga materialet metalike tek ato shumë ekzotike, trendet e çantave të propozuar nga stilistët për sezonin e vjeshtës 2015, janë të destinuara për çdo grua.

Si një aksesor shumë i rëndësishëm për femrat, në tendencat e çantave për vjeshtë 2015 vijon të mbetet i preferuar materiali shumë ekzotik, si lëkura e gjarpërit.

tendenca e cantave

Një tjetër tekstil i përdorur këtë vjeshtë, është ai i pellushit. Ky material është zgjedhur nga stilistët në ato që konsiderohen çanta luksoze.

Muzika jo rallë frymëzon stilistët. Kështu ka ndodhur dhe këtë vjeshtë, ku tingujt “rock and roll” kanë ndikuar në krijimin e një stil çantash me lëkurë të zezë dhe me detaje si perçinat, zinxhirët dhe thekët.

Çanta e vogël e dorës, këtë vjeshtë e humb rëndësinë e saj. Është momenti perfekt për të eksploruar me çantat e dimensioneve të mëdha.

Dhe pse shpesh çanta ideale është ajo me ngjyrë të zezë, këtë sezon për një look super femëror, dizenjuesit i propozojnë të gjithë variantet e ngjyrës rozë.

Forma kovë e çantës një tendencë që vjen nga sezoni i kaluar, vijon të jetë shumë e preferuar edhe këtë vjeshtë. Ju duhet vetëm të eksprimentoni me materialet dhe ngjyrat.

Nuk ka rëndësi materiali i përdorur, një çantë që duhet ta keni medoemos në garderobë, sipas stilistëve, është ajo në ngjyrën e floririt.

Nga Aida Budo