Afërdita Paqarada (5)

Trendet 2014 / 2015 nga Afërdita Paqarada

Javët ndërkombëtare të modës, ishin dritare e pasur e koloritit dhe stilimit unik, të cilët do të shërbejnë si një udhërrëfyes i mirë për të gjithë tregun.
Ky sezon konceptohet si oksigjen bohemien me një couture unike stilimi, e cila vjen e detaizuar deri në taket e një femre. E hapur ndaj aksesorëve, si njësitë dominuese me theks të veçantë kapelet dhe broshet, vjeshta dhe dimri do të jenë mundësi e posaçme e ruajtjes së thjeshtësisë në dukje e cila fokusohet në taket unike e cila ka dizenjon e një aksesori dominant e cila vijë në perfeksion, me kombinimet casual dhe ato classy.

Ky sezon mbetet i hapur ndaj ngjyrave dhe materialeve të llojllojshme, por ato marrin kuptimin e një dukje classy kur dominohen nga një kombinim dominues i tonalietit të së bardhës.
Kemi rikthmin e këmishave, me dizejno jakash të cilat vijnë shumë klasike në kombinimet me pantallone.
Fokusi im profesional, pashmangmërisht mbetet te linjat couture, të cilat hyjnë në magjin prrallore të “Alta Moda-s”, dhe oferta sezonale është e jashtëzakonshme, përfshirë lirinë në gamën e gjërë të ngjyrave dhe nëntoneve të cilat aplikohen në këtë sezon dhe teknikës së unifikuar, në fustanet e mbrëmjes dhe ato për takime të veçanta, të cilat në botën e modës, konceptohen si të përfunduara, për faktin se kjo teknikë e bazuar në të 60-ta, vjen si model i aplikimit për këto veshje.

Linjat Couture, në vjesht – dimër / kanë sjell materiale të clasit të parë mëndafshet jo sintetike aziatike me thurje të posaçme të cilat janë të kufizuara në modelim, si rezultat i pasqyrimit në thurje të botës shtazore, por shumë elegante në paraqitje.
Linja ime e fundit ka pasqyruar këtë tendencë, fustane të mbrëmjes, me shkrirje mëndafshi dhe aplikime të aksesorëve dominues.

Kjo linjë clasike, krijon figurë të pasur dhe elegante, padyshim këto komponentë të rëndësishme për prezencën e një femre.
Palltot dhe peliçet e sezonit, janë dimensioni i ri krijues, shumë nga brandet ndërkombëtare tanimë fokusin e kërkimit të tyre profesionale e kanë në inovacionin dhe industrinë e materialeve, kjo pjesë ka qenë shumë tërheqëse për mua, njohja me materiale organike dhe ato sintetike, ka hapur një dritare të re krijuese për mua, aplikimi i njëtrajtshëm, me një teknikë simbioz e shallave dhe bordurave masive, janë konceptualisht reflektimi im mbi lëkurën e tretë.

E zeza, kjo ngjyrë kujdestare në dollapin e secilit prej nesh, do të ishte ngjyra e duhur për çdo mbrëmje, ajo në kombinim me taket në formën e një aksesori dominues dhe finesën e një kapele do të jenë kombinimet të cilat do të ju largojnë stresin e minutit të fundit në dilemën e madhe c’ka të vishni?

Rekomandimet e mia, do ti rendisja si vijojn: Ç’do tonalitet i thellë i secilës prej ngjyrave themelore, do të ju bëj të jeni trendi, mundohuni të zgjidhni fustane dhe kombinime të cilat janë minimaliste në aksesorë, duke lënë shprehjen e fundit në dy pikat kyçe, takën dhe kapelen, ato të jenë masive, nga këto kombinime ju do të merrni padyshim, komoditetin dhe vemëndjen e nevojshme që një femre i nevojitet.
Jetoni vjeshtën dhe dimrin e 2014/15, nën muzën e stilit të femrave ikonë, Gina Lollobrigida, Diahann Carroll, Brigitte Bardot, Romy Schneider, France Nguyen, Ursula Andress, dhe Jean Shrimpton. Zbuloni në vete, modelin e veçantë.

Nga Afërdita Paqarada