13081771_1205551352859524_1083622257_n

Trendi i çantave “mini” për pranverë-verë 2016

Çantat e vogla janë një ndër aksesorët që vijojnë t’i rezistojnë modës edhe me ndryshimet e tendencave dhe stinëve nga viti në vit.

Edhe këtë pranverë-verë ato do të jenë një ndër elemëntë më të preferuar që do të plotësojnë veshjen tuaj për tu dukur sa më trendy dhe në kohë me tendencat e prezantuara nga stilistët për këtë sezon.

Në një galeri të pasur do të gjeni modele dhe ngjyrat që janë më në tendencë këtë pranverë-verë 2016, për t’ju dhënë një ide se si mund të përzgjidhni këtë aksesor, nëse jeni një fanse e çantave të vogla.

Jo vetëm modele zarf, por edhe çanta dore, versioni “mini” çantave është një preferencë që mund të zgjidhet qoftë për pjesën e paradites po ashtu edhe për pjesën e pasdites, por edhe për në darkë dhe raste speciale ose festa mondane.

Nga Aida Budo