tuna_getoar_selimi

Tuna kërkon përsëri sukses me “Zogun”

Tuna edhe kësaj radhe po kërkon suksesin nëpërmjet “Zogut” ashtu si ndodhi edhe një vit më parë me hitin, Fenix i cili bëri shumë bujë në media dhe youtube. Por, a do t’i përsëritet i njëjti sukses? Kënga e Tunës titullohet “MMV” dhe u publikua në kanalin muzikor “Youtube” gjatë ditëlindjes së këngëtares më, 16 korrik.

tuna_getoar_selimi

Kënga e re vjen si një bashkëpunim më këngëtarin Getoar Selimin ku të dy i thurin lëvdata vetes me fabulën e këngës. Tuna shkon më tej kur thotë se nuk ka asnjë konkurente në muzikë. Por në fakt kjo është vetëm në imagjinatën e Tunës, pasi kolegët e saj; Elvana Gjata, Dafina Zeqiri, Nora Istrefi e shumë të tjera po përjetojnë një moment të artë në muzikën shqiptare me hitet që kanë hedhur në treg gjatë vitit të fundit. Videoklipi luksoz, “MMV” nënkupton se Tuna dhe Geti janë “më të mëdhenjtë në vend”.

tuna

Bjondja nga Maqedonia edhe këtë herë ka ardhur e veshur shumë provokuese teksa është shtrirë në një hotel luksoz dhe tymos diçka. Madje në klip ajo ka veshur edhe kostumin që kishte kur u fut për të performuar në kafaz në gjysmëfinalen e X Factor Albania. Ndryshimi i vetëm që binte në sy në këngën e re ishte look-u i këngëtares, e cila transformohej nga bionde në brune, nga flokët e gjata tek ato të shkurtëra por kjo nuk është risi për publikun pasi ata shpesh here, qoftë edhe në kohë të shkurtër e kanë pare këngëtaren me ndryshime drastike. Video aktualisht i ka arritur mbi 400 mijë klikime në internet dhe duket se po korr sukses të mjaftueshëm.