tuna

Tuna ndryshon pamje

Këngëtarja nga Maqedonia Tuna është e njohur për ekstravagancën shpesh herë të tepruar në eventet ku ajo mer pjesë. Kësaj here ajo ka vendosur të ndryshojë flokët e saj duke i lyer me ngjyrë jeshile dhe duke i dhënë atyre një prerje deri tek supet.

Tuna e ka ndarë këtë ndryshim në llogarinë e saj në Instagram nga ku ka marrë komente të menjëhershme nga ndjekësit e saj të pafundtë të cilët janë shprehur duke e komplimentuar atë për risitë që vetëm ajo di të sjellë në botën e showbiz. Ajo që vihet re nga fansat është se jo të gjithë janë shprehur pozitivisht për këtë ndryshim, ka nga ata që kanë shprehur edhe “mllefet” e tyre duke lavdëruar këngëtare konkurente të Tunës. Ne jemi në pritje tëshohim akoma ndryshime nga Tuna dhe jemi të sigurtë që kjo gjë nuk do vonojë shumë pasi këngëtarja gjithmonë shfaqet ndryshe.

Nga Emilda Mushketa