une_jam_top_model_3 (4)

Un jam top model 3

Ka nisur prej 5 javesh edicioni i trete i reality show “Un jam top model”. Ashtu si te gjithe e dimë tashmë ky show nis garën e përzgjedhjes së modelëve më të mirë me 80 konkurente, si asnjë show tjetër në gjithë trevat ku flitet shqip. Garojnë 40 djem dhe 40 vajza me një ëndërr të vetme, të fitojnë çmimin “Un jam top model”. Nën drejtimin e Labinot Gashit prej 3 vitesh në timonin e këtij spektakli i cili trasmetohet çdo të hënë në rtv21 ora 21:15 dhe zgjat rreth 1 orë e 20 minuta.

Në garë janë 80 të rinj nga Shqipëria, Kosova, Mali zi, Maqedonia dhe Diaspora të cilët tashmë kanë kaluar fazën e prezantimit dhe gara nis pikërisht tani për to. Konkurentët e këtij edicioni i pret një e ardhme e sigurtë në këtë lloj tregu dhe në televizion pasi ky produksion është një trampolinë e sigurtë për të rinjtë ashtu si vitet e kaluara për emra të cilët i patën fillesat e tyre falë “Une jam top model”, dhe nuk mund të lejmë pa përmëndur Diana Avdiu, Mirjeta Shala, të cilat mbartin dhe titullin e Miss Universe pas pjesëmarrjes në këtë spektakël, gjithashtu Donika Emini e cila lindi në këtë produksion dhe fitoi titullin Miss Earth më pas në kompeticione botërore. Djemtë po ashtu të suksesshëm jasht teritorëve Shqiptare si Dion Alidemaj i cili u shpall fytyra e dytë më e bukur në Francë. Ndërsa për fituesit produksioni ka vënë në dispozicion çmime si bursa studimi por edhe punë të sigurtë në botën e modës. Na mbetet vetëm ti urojmë fat dhe fitoftë më i/e miri/a.