ushqime te shendetshme

Ushqime të shëndetshme me pak kalori

Ushqimet e shëndetshme me pak kalori janë të ndryshme dhe nuk bëhet fjalë për vetëm produkte të gatshme që mund të blihen në supermarket, por edhe për ushqime të cilat gjenden lehtësisht në natyrë.

ushqime te shendetshme
Ja cilat janë disa ushqime të shëndetshme dhe me përmbajtje të ulët kalorishë që duhet të jenë pjesë e tavolinës tuaj:

Rukola
Rukola është e shijshme dhe përmban një sasi të madhe mineralesh e vitaminash. Mund ta përdorni në sallatë të përzier me fruta të freskëta, arra, vaj ulliri e hudhra. 2 tasa me rukola përmbajnë vetëm 10 kalori.

Karrotat
Karrotat janë të shijshme dhe mund të konsumohen në mënyra nga më të ndryshmet. Këshillohen për këdo që dëshiron të bjerë në peshë dhe janë të pasura me vitamina A dhe C dhe kalium. Një tas me karrota përmban rreth 50 kalori.

Brokoli
Mjafton pak vaj ulliri dhe lëng limoni dhe brokolit bëhen tepër të shijshme. Ato përmbajnë disa substanca ushqyese dhe janë të pasura me antioksidues. Brokolit përmajnë gjithashtu fibra, hekur, vitamina A dhe C, kalçium, magnez e kalium.

Spinaqi
Spinaqi mund të përdoret në mënyra të ndryshme. Ai përmban hekur, kalçium dhe vitamina të ndryshme. Një tas me gjethe spinaqi të thatë përmban vetëm 7 kalori, ndërsa një tas me spinaq të zbutur ka 41.

Kungujt
Mos harroni kungujt, që mund të përdoren si antipastë, si sallatë etj. Një tas me kunguj të prerë përmban vetëm 20 kalori, shumë fibra, vitamina e minerale.

Domatet
Domatet janë ndër ushqimet më të shëndetshme dhe të shijshme dhe mund të përdoren në mënyrë nga më të ndryshmet. Përmbajnë shumë minerale, fibra dhe vitamin A, B dhe C. Një domate mban rreth 35 kalori.

Shalqi
Shalqinjtë janë të shijshëm, të freskët e të ëmbël dhe kjo bën që gjatë stinës së verës të jenë një zëvendësues tepër i mirë i ëmbëlsirave. Shalqinjtë janë të pasur me vitamin A dhe C, përveçse mbajnë kalium dhe shumë pak kalori. Një tas me shalqi përmban vetëm 46 kalori.

Luleshtrydhet
Luleshtrydhet janë një tjetër frut, perfekte për t’u konsumuar gjatë ditëve të nxehta. Luleshtrydhet janë një burim tepër i mirë të vitaminash C, fibrash e kaliumi. Një tas me luleshtrydhe përmban 53 kalori.

Nga Ardita Bardhi