ushqimet me fibra

Ushqimet me fibra parandalojnë vdekjen

Dieta e pasur me fibra ka rezultate shumë të mira tek personat që kanë pësuar një atak kardiak. Ky është përfundimi i një studimi të një grupi shkencëtarësh amerikanë, që është botuar edhe në Revistën Britanike të Mjekësisë. Pacientët që i kanë mbijetuar një infarkti kanë shanse të mira të jetojnë edhe pas 9 vjetësh nëse ndjekin një dietë rigoroze ushqimore të pasur me fibra. Për të arritur në këtë përfundim, ata konsultuan të dhënat e dy studimeve të më parshme, ku përfisheshin më shumë se 4 mijë pacientë, burra e gra. 1 në 5 persona të këtij grupi kishte 25% shanse më shumë për të jetuar, pas konsumit të rregullt të ushqimeve me fibra.

ushqimet me fibra

Sipas studimit, rritja me 10 gramë çdo ditë e dietës me fibra ul me 15% rrezikun e vdekjes, sepse këta përbërës ndikojnë pozitivisht në përmirësimin e tension të gjakut dhe uljen e kolesterolit. Për të shtuar fibrat në dietë çdo njëri prej nesh e ka të thjeshtë të zgjedhë për të konsumuar vetëm bukë gruri të zezë; apo përzjerien e drithërave në mëngjes; fruta të tilla si bananja dhe molla; karrotat dhe patatet. Shkencëtarët rekomandojnë të përdorim deri në 38 gramë fibra ushqimore në ditë. Një dietë që përmban fare pak fibra, ndikon negativisht në sëmundjen e zorrëve – përshembull në stimulimin e kancerit në këtë organ, por edhe te zemra.