ushqimet qe i bejne mire trurit

Ushqimet që i bëjnë mirë trurit

Të gjithë do të donin të përmirësonin kujtesën dhe të kishin një funksionim sa më të mirë të trurit. Studjuesit kanë arritur të zbulojnë disa ushqime mjaft të dobishme për një kujtesë të mirë. Vendin e parë e zë Rozmarina, jo më kot njihet edhe si “bima e kujtesës”. Rozmarina ndihmon në kurimin e lodhjes mendore.

Për të marrë frytet e Rozmarinës, përgatisni një çaj, hidhini 3 lugë rozmarinë dhe lëng limoni. Do të bënit mirë të konsumonit 2 deri në 3 filxhan çaji në ditë. Ushqimi i dytë, që ju përmirëson kujtesën janë Arrat. Efektet e dobishme të arrave do t’i ndjeni nëse konsumini çdo ditë në mëngjes 200 gramë arra. Ushqimi tjetër mjaft i dobishëm jo vetëm për kujtesën por edhe për trurin, janë bajamet. Konsumimi çdo mëngjes i bajameve në sasi të vogla ndihmon në largimin e ankthit dhe stresit, si dhe në stimulimin e energjive të reja.
Nga Klodiana Hasani