ushqimet qe largojne nikotinen

Ushqimet që largojnë nikotinën nga trupi

Nikotina është një nga kimikatet më të dëmshme që njeriu mund të mbartë brenda vetes. Ajo njihet në më të shumtat e rasteve si shkaktare e bllokimit nervor, mosfunksionimit të muskujve dhe qelizave, shpejtimin e rrahjeve të zemrës, rritjen e presionit të gjakut etj.

ushqimet qe largojne nikotinen
Edhe pse mjekët këshillojnë ndalimin e pirjes së duhanit, kjo në më të shumtat e rasteve nuk ndodh nga konsumuesit e tij.
Për këtë arsye ka disa lloje ushqimesh, që mund të pakësojnë ose largojnë nivelin e nikotines në trupin e duhanpirësve.

Brokoli përmban nivel të lartë të vitaminës B5 dhe C. Vitamina B është përgjegjëse për rregullimin e shumë proceseve të rëndësishmë të trupit të njeriut. Konsumimi i brokolit mban mushkëritë të mbrojtura nga toksina.

Portokalli përmban vitaminën C. Ky frut mund të reduktojë stresin dhe ankthin e shkaktuar nga dëshira për nikotinë.

Spinaqi përmban acid folik dhe vitaminë B9, që janë të njohura për heqjen e nikotinës nga trupi. Acidi folik ndihmon për të luftuar simptomat e varësisë ndaj nikotinës dhe gjithashtu luan një rol jetik në mirëqënien emocionale dhe mendore.

Xhinxheri ndihmon për të larguar shumë simptoma të padëshiruara të cilat shkaktohen nga pirja e duhanit dhe nikotinës.
Acidi që përmban boronica e kuqe ndihmon nikotinën të zhduket nga gjaku juaj, më shpejt sesa mund të pastrohet normalisht. Nikotina rrit gjithashtu nivelin e sheqerit në gjak dhe konsumimi i boronicës mund të heqë dëshirën për të pirë duhan.

Limoni është një tjetër armë e fuqishme që lufton nikotinën. Qelizat e dëmtuara të lëkurës suaj dhe poreve mund të rikuperohen nga konsumimi i limonit.

Karrotat përmbajnë vitaminë A dhe C dhe këto ju ndihmojnë të forconi trupin tuaj, për shkak se nikotina e dobëson atë.

Shega.Pirja e duhanit ngre rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe zvogëlon nivelin e oksigjenit. Konsumimi i shegës ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe ndihmon trupin të prodhojë qeliza më të kuqe të gjakut.

Gruri.Pirja e duhanit mund të shtrëngojë enët e gjakut. Për këtë arsye, nëse konsumoni embrionin e grurit, do të merrni mjaftueshëm vitamin E, për të përmirësuar elasticitetin e sistemit të qarkullimit. Gjithashtu ai zvogëlon rreziqet e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

Lakra njihet si një ndër ushqimet më të shëndetshme dhe sa më shumë ta konsumoni aq më pak jeni të rrezikuar të prekeni nga kanceri. Lakra do ju ndihmojë të largoni gradualisht nikotinën nga trupi.

Nga Aida Hasa