Valbona Çoba (2)

Valbona Çoba lind binjakë

Bukuroshja shqiptare e cila u vlerësua me çmimin e Miss Fotozhenia në vitin 1991 kur ajo konkuronte në Miss Albania, Valbona Çoba është bërë sërish nënë, pasi ka lindur dy binjakë, një vajzë dhe një djalë. Valbona është nëna e një djali, Aiden-it, një vogëlush emri i të cilit do të thotë “i lindur nga zjarri” i cili erdhi në jetë nga lidhja e bukuroshes me Todd.

Pas lindjes së binjakëve, ajo është bërë tashmë nënë e tre fëmijëve. Valbona Çoba jetoi për disa vite me radhë në Greqi ku edhe u njoh për punën si modele atje dhe figurë shumë e bukur të reklamave të ndryshme, ndërsa tashmë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me bashkëshortin e saj Todd Christopher dhe tre fëmijët, dy nga të cilët sapo kanë ardhë në jetë nga Miss Fotozhenia e parë shqiptare.

Nga Amela Muça