north-west-earrings

Vathë diamanti për ditëlindjen e North West

Nuk ka më libra dhe arushë për ditëlindjet e fëmijëve vip. Në ditëlindjen e parë të vajzës së Kim Kardashian dhe Kanye West dhuratat kanë qenë vetëm diamantë. Ata u fotografuan teksa bënin shëtitje me vajzën e tyre dhe në veshët e vogëlushës shkëlqenin vathët e diamantit që prindërit ia kanë dhuruar në ditëlindjen e parë të saj.

north-west-earrings

Vogëlushja North e veshur me një fustan të bardhë ishte në koordimin të plotë me mamanë, yllin e “The Keeping up with Kardashians”. Mamaja e Kim, Kris Jenner postoi një foto të vogëlushes North në Instagramin e saj personal ku shkruante: “Gëzuar ditëlindjen mbesa ime e bukur! Ti je një ëngjëll dhe unë të dua shumë”.