veshje

Veshjet “nude” që nuk duhet t’i mungojnë garderobës

“Nude” apo ndryshe veshjet me ngjyrën e lëkurës mund të jenë neutrale por mënyra sesi kombinohen është ajo që bën diferencën. Revista amerikane “Elle” sjell aksesorët “nude”, që duhet të keni në garderobë dhe mënyrat sesi mund t’i kombinoni.
Këpucët e sheshta
Mënyra më e mirë për të kombinuar këpucët e sheshta nude është ngjyra e kuqe. ‘Elle’ propozon bluzë me lule të kuqe, çantë të kuqe, xhinse me ngjyrë të hapur si dhe xhaketë bezhë.

Takat
Ndonëse e njëjta ngjyrë si sheshkat, kombini i propozuar për këpucët apo sandalet me taka vjen më ndryshe. Bluzë ngjyrë blu të errët, xhaketë të bardhë me viza të zeza si dhe xhinse me ngjyrë të errët. Ky është një kombinim që do t’ju bëjë të dukeni shumë të veçanta.
Çantë
Çantë elegante e kombinuar me fund të bardhë, këmishë të bardhë me lule të vogla blu si dhe një triko ngjyrë blu të errët. Kësaj veshje mund t’i përshtasni edhe një unazë floriri me perla të bardha.
Syzet
Syzet ‘nude’, shkojnë shumë përshtat me një xhup ngjyrë jeshil ose ngjyrë ulliri, fustan të bardhë me viza të zeza, një pale çizme të zeza si dhe një çantë të zezë e cila pse jo mund të ketë motive me lule.

Nga Endri Pasha