victoria becham2

Victoria Beckham në 15 vite martesë, 13 unaza

Shumë femra e shikojnë unazën e tyre të martesës si një dhe të vetme, si simbol i dashurisë së tyre. Por, për Victoria Beckham duket se nuk është kështu absolutisht. Këngëtarja tashmë stiliste duket se ka ndërruar 13 unaza në 15 vjet martesë me bashkëshortin David Beckham. Ekspertët vlerësuan koleksionin e saj të diamantëve, safirëve, smeraldëve që shkon në rreth 4 milionë paund. Kur David e propozoi Victorian në vitin 1998 ai i dhuroi një unazë diamanti me një formë të zgjatur e rrethuar nga ar, rreth 65 mijë paund.

victoria becham

Në vitin 2002 u shfaq me një unazë tjetër, po kësaj radhe jo shumë të shtrenjtë, “vetëm” 5000 paund. Më pas, në Uimbëlldon kishte zgjedhur një unazë diamanti ngjyrë të verdhë i rrethuar me ar ecila kishte kushtuar 100.000 paund. Dhe një vit më vonë, një ndër unazat e saj të preferuara me një prerje katrore me gurë smeraldi e rrethuar me diamantë e vlerës 500.000 paund. Më e shtrenjta mendohet të jetë një unazë diamanti me formë zemre që duket se ka kushtuar 1 milionë paund. Koleksioni i saj është vlerësuar nga “Daily Mail” dhe argjendari Steve Bennett. Ai tha se: “Nuk kam njohur kurrë një grua që të ndryshojë unazat e martesës kaq shpesh. Victoria preferon ta shohë unazën si çfarëdolloj aksesori tjetër të fashionit”.