runway-albania (1)

VIP-at në Paris fashion week

Dior, klas dhe hijeshi! Në reshtin e parë, për sfilatën Christian Dior Haute Couture, janë ulur Sean Penn dhe Charlize Theron (shumë të dashuruar), Emma Watson, Marion Cotillard dhe shumë emra të tjerë të Hollywood-it të pranishëm në sfilatat e Parisit. E ftuara speciale e Atelier Versace?Jennifer Lopez pa asnjë dyshim! Ja kush ishin të pranishëm në sfilatat e Alta Moda.

runway-albania (1)

Në Paris ka nisur java e modës, ku koleksionet që sfilojnë janë ato të Vjeshtë-Dimër 2014/15 dhe qyteti është i mbushur plot e përplot me VIP-at, të cilët janë ftuar nga shtëpitë e modës për të marrë pjesë nëshfaqjen e tyre për të sfiluar apo edhe thjeshtë për të qenë të pranishëm pasi të kesh personazhet e momentit të ulur në resht të parë është kthyer në trend për stilistët e mëdhenj.

runway-albania (5)

Në sfilatën e Christian Dior Haute Couture vihej re në rreshtin e parë të të ftuarve ҫifti Sean Penn dhe Charlize Theron, të kapur dorë për dore duke treguar tashmë dashurinë e tyre dhe në publik më të lumtur se kurrë më parë, prezent gjithashtu ishte dhe Emma Watson, elegante por dhe pak sexy ashtu si vetëm ajo di të tërheqë vëmendje, Marion Cotillard, e afeksionuar pas kësaj marke nuk mund të mungonte, gjithashtu dhe Jennifer Lawrence dhe shumë të tjerë të cilët po i shihni në fotot më poshte.

runway-albania (2)

Jennifer Lopez, e veshur me të bardha, rrezëllitëse dhe joshëse duke vënë në pah format e saj me veshjen e ngushtë ngjitur pas trupit, ishte prezent në Atelier Versace.

runway-albania (4)Ajo ishte e ftuara e nderit e Meduzës, mikesha e Donatella Versace, ku kjo e fundit është zgjedhja e Jennifer Lopez si në skenë ashtu dhe jashtë skenës. Kujtojm që këngëtarja në turneun e fundit mbante veshje krijuar apostafat për të nga mikesha Donatella, e cila edhe e ndiqte herë pas here në vendet ku Jennifer kishte koncert. Këtu janë disa nga VIP-at e ftuar në këtë raund të javës së modës në Paris.

runway-albania (3)