Bar Refaeli 2

Zhvishet Bar Refaeli, ja fotot e nxehta

Gjigandi i të brendshmeve, Agent Provocateur ka lançuar në një kalendar koleksionin pranverë-verë 2016 të të brendshmeve dhe ka zgjedhur si modele Bar Refaeli,30- vjeçaren që në këto foto duket mahnitëse.

Bar Refaeli

Fotot janë realizuar në një fshat të Parisit dhe supermodelja ka shfaqur format e saj sensuale e joshëse, nën petkun e të brendshmeve të firmës së njohur britanike.
Realizuar nga fotografi Sebastaian Faena, kjo është fushata e parë e kësaj marke, që bëhet në një mjedis të hapur.

Bar Refaeli 2
Drejtoresha artistike e kësaj fushate Sarah Shotton, u shpreh se supermodelja i përballoi shumë mirë temperaturat e ulta dhe motin gri. “Ajo dukej shumë joshëse edhe pse kishte ftohtë”, – tha Shotton për yllin izraelit.

Bar Rafaeli
Supermodelja e cila disa kohë më parë ka qënë në një romancë dashurie me Leonardo DiCaprion është nga të kërkuarat në industrinë e modës.

Nga Aida Budo