Zonja Clooney

Zonja Clooney tregon më shumë seç duhet

Ajo ka punuar në disa prej çështjeve ligjore më të komplikuara në botë dhe të një profili tepër të lartë. Por Amal Clooney ende nuk ia ka marrë dorën “artit” për t’u futur në makinë.

Zonja Clooney

Avokatja 37 – vjeçare tregoi më shumë seç duhej kur po futej në makinë, pas darkës që ajo dhe bashkëshorti George Clooney, shijuan me rastin e përvjetorit të parë të martesës, në Notting Hill të Londrës.

Pavarësisht këtij ‘incidenti’, ajo dukej si gjithnjë e rafinuar dhe plot hijeshi.

Çifti, që u martua në Shtator të vitit të shkuar, pas darkës së përvjetorit u takuan me vonë me miqtë e tyre, Matt Damen dhe Cindy Crawford.

Nga Dorina Mersini